Kosova

Mushkolaj: Vetëvendosje po bën luftë të ashpër kundër Shpend Ahmetit

Debat i ashpër është zhvilluar për raportet që Vetëvendosje ka me Shpend Ahmetin në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Në emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër Vetëvendosjen për pozicionin opozitar që kjo e fundit po merr në Komunën e Prishtinës.

“E keqja është se në Prishtinë ekziston një opozitë e fuqishme, e cila edhe pa ndihmën e Vetëvendosjes, mundë të ndikoj në mbarëvajtjen e punës”, është shprehur Mushkolaj.

Mushkolaj ka akuzuar Vetëvendosjen për një “luftë të ashpër kundër Shpend Ahmetit”.

“Nuk jeni në opozitë, jeni në pushtet. Tërhiqni drejtorët nga qeverisja komunale dhe vazhdoni si opozitarë”, i është drejtuar Mushkolaj Konjufcës.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483