Kosova

Mushkolaj kritikon ashpër Vetëvendosjen për gjuhën e përdorur ndaj KQZ’së

Edhe pse është në mesin e 47 kandidatëve për deputetë që iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 shkurtit, Albin Kurti deklaroi të enjten se do të jetë bartës i listës së Vetëvendosjes. Ai nuk u zmbraps as pas dërgimit të listës së KGJK’së në KQZ’së e ku emri i Kurtit është pjesë e listës së personave që janë ndesh me ligjin. Zyrtarë të lartë të VV’së dhe mbeshtetësit e saj kanë nisur sulmet ndaj KQZ’së. Kwtw e komentojnë njohësit e zhvillimeve politike.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ishte në mesin e 47 kandidatëve që nuk u lejohet pjesëmarrja në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo për shkak së të njëjtit janë të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit. Por, këtë gjë nuk po e pranon Kurti. Edhe pse emri i tij ishte në mesin e kandidatëve që kanë shkelur ligjin, ai tha se do të jetë bartës i listës së VV’së.

Lidhur me këtë çështje, analisti Imer Mushkolaj ka thënë për Express, se vendimet që dalin nga organet kushtetuese dhe ligjore duhet të respektohen pa marrë parasysh pozitën që mban cilido person. Sipas Mushkolajt, gjuha që po përdorët ndaj institucioneve që i zbatojnë këto vendime, pra KQZ’së, nuk është e duhura.

“Vendimet që dalin nga institucionet e drejtësisë dhe atyre kushtetuese duhet të respektohen nga çdo njeri pa marr parasysh se kush është ai dhe çfarë pozite mban. Pastaj gjuha që po përdoret ndaj institucioneve që i zbatojnë këto vendime të organeve të gjyqësorit nuk është e duhura. Institucionet duhet të punojnë mbi bazën e ligjit e që duhet të respektohet edhe nga kandidatët dhe personat ndaj të cilëve merren ato vendime”, ka thënë Mushkolaj.

Në anën tjetër, drejtoresha ekzekutive e Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Arbreshë Loxha, ka thënë për Express se në këtë rast zgjidhja e vetme është që secilit kandidat që i është mohuar e drejta për pjesëmarrje në zgjedhje, ta shfrytëzojë mundësinë e ankimit në Gjykatë.

“GLPS konsideron që Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ka bërë një interpretim të panevojshëm duke vendosur ndalesë në bllok për të kandiduar në zgjedhje. Rruga e vetme që mbetet është që secili kandidatë të ndjek rrugë ligjore të ankimit dhe që si raste individuale të kërkojnë mbrojtjen e një të drejte kushtetuese të përcaktuar me nenin 45. Çdo parti duhet te respektoj vendimet e organeve shtetërore dhe të shfrytëzoj të gjitha mjetet juridike për të sfiduar vendimet e këtyre organeve”, ka thënë ajo për Express.

Në ndërkohë, analisti Rasim Alija ka vlerësuar se në këtë rast të pakënaqurit kanë të drejtë të ankohen deri në Gjykatën Supreme për të drejtat e tyre. Më tutje Alija theksoi se Gjykata Kushtetuese me vendimin për ndalimin e kandidimit të personave që janë të dënuar me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit, i ka kaluar kompetencat.

“Në rastrin aktual  me rastin që niveli politik është rritur dhe pasi vendimi ka të bëj me z. Kurti dhe me të tjerët, kjo parti shfaqet që çdo gjë është politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. me e pa vendimin si të tillë Gjykata Kushtetuese ka shkuar dhe u është përgjigjur një pyetje që nuk i është bërë se a i lejohet ose jo kandidimi i z.Kurti dhe të tjerëve që u është mohuar në këtë rast, pra i ka kaluar kompetencat. Ligjet janë të tilla është qartazi që me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që personat që kanë vepra penale në tri vitet e fundit u pamundësohet kandidimi mirëpo është edhe një hallkë tjetër që këta kandidatë të mund të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme dhe duhet pritur vendimi në qoftë se këta kandidatë do të bëjnë ankesë në Gjykatën Supreme”, ka thënë ai për Express.

E një situatë e tillë, sipas Aliajt ishte edhe në zgjedhjet e 2017’ës, kur Zafir Berishës iu ndalua kandidimi nga KQZ’ja për shkak të një dënimi që kishte.

“E gjithë kjo fazë e certifikimit ka filluar qysh në vitin 2017, me rastin e Zafir Berishës dhe të tjerëve. Asokohe si aktivist të shoqërisë civile por edhe si organizata jo-qeveritare patëm bërë thirrje që të kodifikohet Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës me Kodin Penal , që të evitohet saktë kategorizimi i veprave penale që ua ndalon kandidatëve pastaj që të marrin pjesë në zgjedhje, që të kandidojnë në listat e subjekteve politike.  Pra ka qenë një mosvullnet dhe neglizhim i subjekteve politike konstant që kjo reformë për sa i përket Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të mos shkoi tutje dhe të mos realizohet e mbi të gjitha asokohe ka qenë edhe presion i vet ambasadave në Kosovë që të shtyhet një bashkëpunim tutje në mes të KGjK’së, KQZ’së dhe institucioneve që janë përgjegjëse për pjesën e menaxhimit të zgjedhjeve”, ka thënë më tutje ai.

 E kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, derisa ishte duke folur lidhur me ndalimin e tij për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit tha se ai është bartës liste që e respekton në përpikëri Kushtetutën dhe Ligjin.

“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti ka qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell, për një darkë me ish-Presidentin, por ai është viti i kaluar, mendoj se institucionet e shtetit duhet të update-ohen, në rrethanat e reja ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit, zgjedhje këto që kanë ngjallur një entuziazëm të paparë për pjesëmarrje masive të qytetarëve. Jam bartës liste i cili i respekton me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet të cilët mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, deklaroi Kurti

Për ndalimin e kandidimit të personave që kanë probleme me ligjin është deklaruar sot edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Ai tha se para ligjit duhet të trajtohen të gjithë njësojë.

 “Ne ju nënshtrohemi të gjitha vendimeve të organeve të drejtësisë, besoj që të gjithë duhet të trajtohen njësoj pavarësisht pozitës që kanë, pavarësisht statusit që kanë, e kemi pasur një kandidat dhe do bëjmë zëvendësimin e tij sot”, tha Hoti.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pati dërguar shkresa të veçanta për të verifikuar përshtatshmërinë e kandidatëve për deputetë në Policinë e Kosovës, Ministrinë e Mbrojtjes, Agjencinë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Ministrinë e Punëve të Jashtme, Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Vetëm nga KGJK’ja është konfirmuar se 47 kandidatëve nga 15 subjekte politike u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje për shkak se të njëjtit janë të dënuar me vendim të formës së prerë.

Në zgjedhjet e 14 Shkurtit do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që garojnë në këto votime është 1,079.

Vetëm nga KGJK’ja është konfirmuar se 47 kandidatëve nga 15 subjekte politike u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhje për shkak se të njëjtit janë të dënuar me vendim të formës së prerë. Në zgjedhjet e 14 Shkurtit do të marrin pjesë 21 parti politike, dy koalicione parazgjedhore dhe pesë iniciativa qytetare. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që garojnë në këto votime është 1,079.