EKONOMI

Murtezaj planifikonte ndërrimin e tre zëvendësve në ATK, ata çojnë ankesë në MAP

Drejtori i Administratës Tatimore, Ilir Murtezaj, javën e kaluar, është zmbrapsur nga tentimi i tij për ndryshime në hierarkinë e këtij institucioni.

Më 6 qershor, në ATK u shpall një konkurs i brendshëm për tri pozita të larta:

Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Operacione
Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Programe dhe Procedura
Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm për Mbështetje për Programe dhe

Konkursi, dy javë më vonë, pa ndonjë shpjegim, është anuluar, raporton KTV.

Disa prej pyetjeve kishin të bënin me aplikimin e disa emrave që kishin prapavijë politike, e që televizioni i kishte siguruar nga burime të veta, por që ishin përmendur si pretendentë për të zënë vendet e shpallura me konkurs.

Në Ministrinë e Administratës Publike, kishin shkuar 4 ankesa me pretendime për shkelje me shpalljen e konkursit, e që kërkonin anulimin e tij.

3 prej tyre ishin bërë nga zëvendësdrejtorët Nahit Sharku, Bashkim Shala dhe Hamdi Hoxha dhe një nga një drejtor i departamentit të lojërave të fatit, Flurim Kurtishaj.

ATK-ja as nuk e kishte pritur përgjigjen e ministrisë dhe e kishte anuluar konkursin.

Për praktikën e rekrutimit të personave të afërt me politikën në Administratës Tatimore të Kosovës, KTV-ja ka raportuar edhe më herët.