SPORT

Muriqi mund të huazohet sërish

Arijanet Muriq mund të huazohet sërish nga Manchester City. Sipas mediave në Ishull, për portierin e përfaqësueses së Kosovës, Muriq, së fundi interesim ka shprehur skuadra e Blackburn Rovers, që garon në Championship.

Manchester City e kishte huazuar portierin kosovar sezonin që përfundoi pak javë më parë te Nottingham Forest, me të cilin ekip bëri vetëm pesë paraqitje. Krerët e klubit të Cityt janë të gatshëm ta huazojnë sërish 21-vjeçarin për të fituar përvojën e duhur.

Edhe vetë krerët e klubit të Blackburnit, janë të gatshëm t’ia ofrojnë një rast portierit kosovar. Muriq ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2024.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483