SPORT

Muriqi me dedikim të veçantë: Falenderoj mjekët dhe policët

Më vonë se të tjerat, por edhe kampionati turk u gjunjëzua përpara Covid-19.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi me anë të një video u ka bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë udhëzimet që u janë dhënë.

Muriqi thekson se kjo nuk është luftë që ka kapluar vetëm një shtet, por mbarë botën.

“Dua të ju sugjeroj që të qëndroni në shtëpi. Le ti zbatojmë udhëzimet, rregullat që na kanë thënë. Në emrin tim dhe të popullit tim falenderoj doktorët që punojnë natë e ditë që kjo situatë të kalojë. Një falenderim tjetër shkon për Policinë e Kosovës. Ju lutem, izolohuni sepse do e kalojmë këtë situatë” – thotë mes të tjerash Muriqi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.