SPORT

Muriqi: E kam ëndërruar Turqinë, e falenderoj Allahun çdo ditë

Vedat Muriqi po kalon një sezon të shkëlqyer në Turqi te skuadra e Fenerbahçes.

Së funmi, ai ka dhënë një intervistë për mediumin turk “NTV”. Aty Muriqi ka zbuluar se e falenderon Zotin çdo ditë që ai u bë pjesë e klubit turk.

“Gjithmonë kam ëndrruar që një ditë do të vijë në Turqi. Do të luaj futboll në Turqi. Tashmë jam duke luftuar për Fenerbahcen. Kështu deshti fati, andaj unë e falënderoj Allahun çdo ditë” deklaroi Muriqi.

Pavarësisht lëndimit që e pësoi para ndeshjeve të Kosovës kundër Çekisë dhe Anglisë, Muriqi duket tejet i lumtur me periudhën që po e kalon.

Sipas raporteve të fundit mjekësore, Muriqi do të rikthehet në fushë në fund të këtij muaji.