SPORT

Muriqi dukshëm më i mirë se Falcao, shikoni statistikat befasuese

Sulmuesi Vedat Muriqi është vlerësuar mirë për paraqitjen në derbin e fundit kundër Galatasarayit.

Para ndeshjes presioni ishte i madh nga mediumet turke se cili nga sulmuesit do ta fitonte “luftën”, Muriqi apo Radamel Falcao.

Pas publikimit të statistikave zyrtare, krahasimet mes dy futbollistëve tregojnë se sulmuesi kosovar ishte bindshëm më i mirë.

Ndryshe, derbi Galatasaray – Fenerbahce u mbyll pa gola.

Muriqi – Falcao

Goditje: 1 – 0

Driblime: 5 – 2

Pjesëmarrës në aksionet sulmuese: 8 – 2

Topa të fituar: 3 – 0

Pasime të kompletuara: 13 – 10

Duele të fituara në ajr: 17 – 4