Tjera

Muriqi debuton me fanellën e Lazio-s në Ligën e Kampioneve

Vedat Muriqi ka debutuar në Ligën e Kampionëve me fanellën e Lazios.

Sulmuesi nga Kosova është futur në lojë në minutën e 71’, në sfidën që Lazio po fiton 3:1 kundër gjermanëve të Dortmund.

Muriqi bëhet lojtari i parë me shtetësi kosovare që luan në Ligën e Kampionëve. Në të kaluarën ka luajtur edhe Besart Berisha me Hamburgun, por në kohën kur kishte ndodhur kjo, sulmuesi vishte fanellën e Shqipërisë.