SPORT

Muriqi afër Lazios

Gianluca Di Marzio raporton se sulmuesi kosovar është gjithnjë e më afër transferimit te Lazio.

Sipas këtyre raportimeve thuhet se për shërbimet e tij Lazio do t’i paguajë Fenerbahçes rreth 16 milionë euro, plus bonuset, transmeton KOHA.

Ditë më parë përfaqësuesit e Lazios kishin shkuar në Stamboll për të negociuar marrëveshjen me Fenerbahçen dhe Vedat Muriqin.

26 vjeçari ka qenë në një formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 17 gola dhe 7 asistime në 36 paraqitje.

Fenerbahçe e kishte transferuar Muriqin vitin e kaluar për vetëm 3.5 milionë euro nga Rizespori, dhe kjo ofertë e Lazios duket se është e mjaftueshme.

Lazio po synon të përforcojë skuadrën pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.