Kosova

Murati: Në vend se të flitet për platformën, flitet se kush do t’i udhëheqë bisedimet

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se ka kohë që opinionit publik, qoftë nga politikanët, qoftë nga mediat, i servohen dhe imponohen, sipas tij, jo pa qëllim tema triviale.

“Paramendojeni, në vend se të diskutohet për platformën e bisedimeve me Serbinë, nga e cila varet e ardhmja e vendit dhe e jona, me javë e muaj diskutohet se kush do t’i udhëheq bisedimet”, ka thënë Murati, përcjell Koha.net. “Manipulantët në këtë shoqëri kanë vendosur formën në krye të vlerave shoqërore dhe e kanë zhvendosur përmbajtjen në margjina të shoqërisë”, ka shtuar më tej ai.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483