Murati: Me gjithë krizat e dy viteve të fundit, rritja ekonomike ka qenë më e larta në secilën periudhë

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, Ministri i Financave, Hekuran Murati ka folur për krizat e vendit sidomos për dy vjetët e fundit.

‘’Po ka pasë krizë dhe jemi ballafaqu, si shtet me më shumë kriza se sa në 2 dekadat e fundit, për një periudhë 2 vjeçare. Kemi pasë krizën e pandemisë, kemi pasë krizën e inflacionit, krizën energjetike’’, tha Hekuran Murati.

Tutje ai ka thënë se përkundër këtyre krizave, ekonomia e vendit ka qenë shumë më e lartë se sa qeverisjeve të kaluara.

‘’Për këto dy vite me gjithë këto kriza, ka pas rritje ekonomike shumë më të lartë se secilën periudhë tjetër që nuk ka pasë fare krizë’’, tha ai.

Sipas Muratit, me gjithë këto kriza jemi vendi që ja kemi dalë më së miri në rajon.

‘’Si qeveri, kemi marrë të gjitha masat e mundshme’’, ka thënë ndër të tjera ai.

Go to TOP