Murati: Lufta e armatosur çlirimtare është projekt politik, ashtu duhet të shihet

Kryetar i Partisë Lëvizja për Bashkim, Valon Murati, tha se shpesh herë për luftën flitet vetëm në planin ushtarak, apo diçka që ka vetëm të bëj me betejën.

Ai tha se lufta e armatosur çlirimtare është projekt politik.

“Lufta e armatosur çlirimtare është projekt politik. Pra, nuk mund të shihet jashtë kontekstit të projektimit politik, lufta është kulminacion i përpjekjeve politike të lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve dhe të çdo populli tjetër”.

“Luftën e ka filluar politika, e ka udhëhequr, dhe në njëfarë forme e ka përfunduar. Kjo është rruga e luftës sonë dhe e çdo lufte tjetër. Sikur sot në paqe nuk është komandant i Forcave të Sigurisë së Kosovës, ushtarak, komandant është presidenti që është civil, apo ajo menaxhohet nga Ministria e Mbrojtjes që po ashtu është civile. Pra, ushtria varet prej politikës, kështu funksionon në çdo demokraci”.

Ditëve të fundit në vend është hapur një debat, pas një deklarate të aktorit Enver Petrovci, ku ai thurte lavdata për kryeministrin aktual Albin Kurtin, ndërsa tha se këta të tjerët i ka bërë lufta, dhe se po të mos ishte ajo shumica e tyre do të ishin bodiguarda ose mësuesa.

Pas reagimeve të shumta, aktori tha se deklarata e tij është keqinterpretuar, dhe se ai në atë deklaratë nuk e kishte fjalën për komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Unë nuk e kam thënë për komandantët e UÇK’së, ajo është gënjeshtër por, kom fol për njerëzit e luftës. Po tash Adelina, RTK e përmirëson e nëse nuk e përmirëson e shton atë fjali që e kanë hek, e kanë hek për shkak të kohës. E me than që do ta kthejnë fjalinë. Unë kom mëndu për Titon. Tito të mos kishte qenë në luftë kish mbetë një mekanik i thjeshtë. E këtë fjali e kanë hek”, u përgjigj Petrovci, për Insajderin.

Go to TOP