Kosova

Murati: Askush s’do të mbetet pa bukë, Kosova ka 40 për qind më shumë miell se vitin e kaluar

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka bërë thirrje për qytetarët të mos bëjnë panik, duke theksuar se këtë vit Kosova ka 40 për qind më shumë miell, sesa vitin e kaluar.

Murati përmes një postimi në Facebook ka sqaruar se të dhënat e Doganës në shkurt të këtij viti tregojnë se Kosova ka importuar 1.7 milionë kilogramë miell dhe rreth 13 milionë kilogramë grurë.

Sipas Muratit krahasuar me muajin shkurt të vitit të kaluar importi i miellit ishte 1.4 milionë, ndërsa ai i grurit ishte 8.9 milionë kilogramë.

“Aktualisht kemi rreth 40% më shumë miell sesa të njëjten kohë vitin e kaluar. Dhe përderisa nuk kemi pasë shtim të popullatës për 40% askush nuk do të mbetet pa miell e pa bukë. Prandaj pa panik, dhe me veprime racionale.Askush s’do te mbetet pa buke!”(sic.), ka shkruar Murati. /Telegrafi/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.