Kosova

Murat Mehmeti: Viktima e 12-të e Covid-19 kishte probleme serioze në mushkëri

Murat Mehmeti nga Qendra Infektive në Prishtinë ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore të viktimës së 12-të nga Covid-19.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka treguar se gjendja shëndetësore e tashmë të ndjerit ishte jashtëzakonisht e përkeqësuar.

“Viktima e 12-të ka qenë 70 vjeçar dhe duhet ta kemi parasysh se një person në një moshë të tillë është i rrezikuar që t’i përkeqësohet gjendja. Ka pasur ndryshime jashtëzakonisht të përkeqësuara në mushkëri dhe me gjithë masat që kemi ndërmarrë, pacienti ka përfunduar me vdekje”.

Ai ka bërë të ditur se në klinikë janë 51 raste të konfirmuara me koronavirus, prej të cilave 11 raste janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Problemi kryesor tek të gjithë këta pacientë janë mushkëritë dhe të gjitha këto raste janë me oksigjeno-terapi; mirëpo që janë duke u mbajtur në gjendje stabile, por të rëndë”.

“Për momentin e kemi vetëm një rast në respirator, bëhet fjalë për gruan shtatzënë. Ndërkohë që është edhe një rast tjetër i cili po ashtu është në gjendje të rëndë dhe nuk përjashtohet mundësia që edhe ai të futet në respirator”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.