Mungon opozita dhe s’ka kuorum, Glauk Konjufca e mbyll seancën

Në seancën e sotme nuk pati kuorum që të votohet raporti me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Shoqëritë Tregtare.

Ndonëse disa herë ra zilja që i fton deputetët që të jenë të pranishëm në sallën e seancave plenare në sallë ishin të pranishëm vetëm 58 deputetë.

Në mungesë të kuorumit dhe deputetëve të opozitës, kryeparlamentari Glauk Konjufca e mbylli seancën duke lënë këtë pikë dhe dy të tjera të rendit të ditës që të shqyrtohen në seancën e radhës.

“I kemi edhe dy pika që duhet t’i trajtojmë, por në mungesë të kuorumit po më duket krejt e paarsyeshme që të shteret debati në këto kushte pa praninë e opozitës, sepse prania e opozitës e bën gjithmonë debatin më kualitativ si rregull i përgjithshëm. Nuk po më duket fare e arsyeshme që as t’i trajtojmë këto pika, por t’i lëmë në njërën prej seancave ku e kemi të pranishme edhe opozitën”, tha ai.

Go to TOP