SHËNDETËSIA

Mungojnë gjërat esenciale në QKUK

Edhe pse koalicioni qeverisës, e në veçanti ministri i shëndetësisë, Uran Ismajli, që vije nga radhët e PDK-së, krenohen me të arriturat në shëndetësi, njoftimet zyrtare në korridoret e reparteve tregojnë të kundërtën.

Që një nënë t’i nënshtrohet një lindjeje në gjinekologji, së pari duhet t’i siguroj gjërat më esenciale. E ato, sipas një njoftimi që ka siguruar Kosova.info, nga reparti i gjinekologjisë janë: 10 palë dorëza sterile dhe 5 ampula Oxytocin 10UI. Deri kur kështu, mbetet të shihet.

Një gjë tashmë dihet, efekt i kësaj mjekët po lënë vendin, ndërsa pacientët po orientohen tek klinikat private ose ato rajonale.

Bekim D. OLLURI