Show Biz

Mungoi tash e sa vite, Afërdita Dreshaj kthehet me këngë të re

Prej kohësh nuk ka sjell diçka të re, e madje nuk ka qenë as e pranishme nëpër ngjarje të ndryshme, duke u distancuar edhe nga intervistat e paraqitjet televizive.

Mirëpo, fundjavën e kaluar modelja dhe këngëtarja Afërdita Dreshaj u pa në një ngjarje në Prishtinë. Dhe në një prononcim të shkurtër për emisionin “#Gjesi”, ajo tregoj se së shpejti do të vij me diçka të re sa i përket muzikës.

Jam duke punuar për të sjell diçka të re. Shumë shpejt do të vij me një projekt të ri muzikor”, ka deklaruar Afërdita.

“Nëse je burrë”, “Shumë trafik” e “Për ty dridhem”, janë disa nga këngët e suksesshme të Afërdita Dreshajt, të realizuara vite më parë.