Kosova

Mund të organizohen takime private mes liderëve të Kosovës dhe të Serbisë në Berlin

Me ftesë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe të presidentit francez Emanuel Macron presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, më 29 prill 2019, do të takohen në Berlin me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim, në të cilin do të marrin pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiq dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, pritet të diskutohet edhe për dialogun me Serbinë, ndonëse ende nuk është bërë publike agjenda.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare thonë se me këtë takim Gjermania e Franca po mundohen të ndikojnë pozitivisht në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Ata kanë kërkuar nga presidenti Thaçi dhe nga kryeministri Haradinaj të kenë qëndrime të unifikuara në Berlin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.