SPORT

Muller vazhdon kontratën me Bayernin deri në vitin 2023

Thomas Muller do të vazhdojë kontratën me Bayern Muenchenin deri në verën e vitit 2023, shkruan gazeta gjermane “Bild”, transmeton Koha.net.

Kontrata aktuale e Mullerit skadon në fund të stinorit të ardhshëm, por krerët e klubit gjerman i kanë ofruar kontratë të re futbollisit ofensiv, të cilën e ka pranuar.

Muller 30-vjeçar këtë stinor ka shënuar gjashtë gola dhe asistuar 16 tjerë në 25 ndeshje në Bundesligë.

Muller është produkt i akademisë së Bayernit.