Kosova

Mulhaxha: S’ka mundësi të llogaritet vota e deputetit që ka humbur mandatin

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka thënë se vota e deputetit Etem Arifi për Qeverinë e re nuk mund të llogaritet.

Paoashtu sipas edhe Presidenti, duke iu referuar Hashim Thaçit, në një shtet normal nuk do të mund të ishte shkaktar për formimin e saj.

“Nuk ka mundësi që të llogaritet vota e njeriut, i cili ka humbur mandatin e deputetit dhe që duhet të jetë në vuajtje të dënimit”.

“NUK KA MUNDËSI!”, është shprehur ajo përmes Facebook, transmeton Klan Kosova.

“Në një shtet normal nuk ka mundësi Presidenti të jetë kumbarë i një Qeverie”.