Rajoni

Mukoskit: OBRM-PDUKM është shndërrua në parti si Agimi i Artë në Greqi apo si radikalët e Sheshelit në Serbi

Deputeti nga grupi i pavarur i OBRM-PDUKM-së, Krsto Mukoski në replikë ndaj Antonio Milloshoskit për akuzat se për LSDM-në se ka akuzuar firmën e Muksoskit më herët ndërsa sot nuk është rast dhe për ngjarjet e 27 prillit, tha se “gabimin e pavetëdijshëm më 27 prill e pagove vet”.

“Sa i përket 27 prillit, do t’ju them disa fjalë. Krsto Mukoski për atë gabim të pavetëdijshëm që e bëri e pagoi vet. Më vjen keq që njerëz si ti të cilët i drejtonit lartë ta bëjnë atë atë që e bënë, ndërsa do t’ju përkujtoj në një deklaratë që ishte dhënë nga dëshmitari i cili për momentin është në arrati, mos e kërkoni Ljuben Araudovin, ngjituni lartë, qëllimi është Zaevi”, theksoi Mukoski, përcjell Telegrafi Maqedoni,

Sipas Mukoskit, OBRM-PDUKM tashmë shndërrua në parti si Agimi i Artë në Greqi apo si radikalët e Sheshelit.

“Kjo nuk ishte baza e OBRM-PDUKM-së që kur u formua partia. Rruga e OBRM-PDUKM-së është rruga drejt strukturave euro-atlanike”, tha Mukoski.

Ai shtoi se firma për të cilën thirret Milloshoshki është kontrolluar nga DAP po nuk është gjetur asgjë dhe se do të vazhdojë me tenderë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483