Kosova

Muja jep parashikimin e tij për Ministritë

Analisti politik, Armend Muja, ka thënë se VV’ja do të ishte mirë të merr Ministrinë e Drejtësisë dhe të orientohet më shumë nga kjo, duke marrë parasysh problemet që ka pasur me policinë.

Duke folur në Debat Plus, Muja ka thënë se posti i Presidentit nuk duhet nënvlerësuar, pasi që është akteri më i madh në drejtësi.

“Presidenti ka fuqi kyçe në drejtësi dhe në siguri. E kotë është që të kesh Ministrinë e Drejtësisë. Presidenti është akteri më i madh në fushën e drejtësisë”, tha ai.

Muja thotë se VV-ja ka pasur përplasje me policinë dhe sipas tij kjo parti më shumë është dashur të orientohet kah drejtësia sesa nga policia.

Analisti ka thënë se Ministria e Financave zakonisht ka shkuar me Kryeministrin, ndërsa, sipas tij, LDK duhet të udhëheq me Ministrinë e Jashtme dhe atë të Arsimit.

“Ministria e Shëndetësisë, Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë dhe e Drejtësisë duhet t’i takojë Vetëvendosjes”, tha ndër të tjera Armend Muja.

Leave a Reply

Your email address will not be published.