Kosova

Muja: Grenell rrëzoi qeverinë, e pa Kurtin si pengesë të marrëveshjes

Analisti Armend Muja ka thënë se Grenelli dëshiron një marrëveshje të shpejt Kosovë-Serbi.

Muja në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Grenell jo domosdoshmërisht është njeri i keq për Kosovën por e ka parë se me rrugën e deritanishme s’mund të ketë marrëveshje Kosovë-Serbi.

“Unë mendoj se zoti Grenell e ka rrëzuar këtë qeveri. Nuk mendoj se është armik i Kosovës, por thjesht dëshiron që të arrihet një marrëveshje e në këtë rrugë e ka parë si pengesë Albin Kurtin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Muja thotë se nuk e vë në dyshim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qëllim të mirë për të zgjidhur një konflikt shumëvjeçar.

Ai megjithatë thotë se projekti i marrëveshjes ka implikime territoriale.

Sipas analistit edhe mediat ndërkombëtare po e thonë se një marrëveshje e mundshme do të ketë implikime territoriale.

Muja thotë se edhe nëse Presidenti ia ofron LDK-së mandatin për formimin e qeverisë së re do të prishet një rend që nga paslufta që sipas tij qeverinë e ka formuar vetëm fituesi i zgjedhjeve ose është shkuar ën zgjedhje.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.