Kosova

Muhaxheri: Nuk jam për koalicion me parti tjera, pos Vetëvendosjes

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se për momentin LDK nuk ka plan B nëse dështon marrëveshja me Vetëvendosjen.

Muhaxheri, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se në të ardhmen nuk është mirë që i pari më të dytin të ndërtojnë qeverinë pasia de facto ata janë rivalët kryesorë politikë.

Ai thotë se partia e parë të ndërtojë qeverinë me të tretën ndërsa e dyta ta bëjë opozitën.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së thotë se edhe në qëndrimin e fundit zyrtar LDK ka thënë se nëse s’ka marrëveshje nuk ka plan B për formimin e qeverisë.

Muhaxheri ka thënë se për mendimin e tij LDK nuk duhet të pranojë mandatin për të ndërtuar qeverinë.

Sipas tij është mirë të qëndrohet në opsionin A që është arritja e koalicionit me Vetëvendosjen.

“Opsioni B do të ishte të shkojmë në opozitë e jo të kemi mandatarin për kryeministër”.

Kryetari i Pejës ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk është e gatshme të bëj qeveri dhe LDK kalon në opozitë qeveria po i lehet prapë PAN-it pasi ata mund ta bëjnë shumicën.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.