Muharrem Sahiti: Stërvitja nuk është anuluar për shkak të Agim Ademit

Federata e Futbollit të Kosovës, ka thirrur sot konferencë të jashtëzakonshme për media.

Kjo konferencë vie pas ngjarjeve të fundit të Kombëtares së Kosovës dhe arrestimin e kreut të tyre, Agim Ademi.

Muharrem Sahiti gjatë konferencë ka thënë se anulimi i seancës së fundit stërvitore nuk erdhi si shkak i rastit të Agim Ademit.

“Stervitja nuk është anulu për shkak të arrestimit të Agim Ademit. Agjenda ka qenë ditore dhe nuk është anulu për këtë arsye. Nutricisti që është prezent ka sygjeru ndryshimet në agjendë dhe nuk kemi stervitje pasdite, por vetem aktivitetin te Dardanët”, tha Muharrem Sahiti.

Go to TOP