SPORT

Mueller drejt Premier Leagues

Sulmuesi i Bayern Muenchenit, Thomas Mueller, pritet të vazhdojë karrierën në Premier League.

“Daily Mail” ka raportuar të enjten se Mueller tashmë u është vetofruar disa skuadrave angleze, pasi ka kërkuar largimin nga Bayern Muencheni gjatë afatit kalimtar të janarit.

30-vjeçari ditë më parë ka deklaruar se nuk është i kënaqur me minutazhën e tij këtë edicion te Bayern Muencheni, pasi e ka humbur vendin e titullarit, transmeton Koha Ditore. Ai këtë edicion ka dhjetë paraqitje në të gjitha garat dhe një gol të shënuar.

Mueller është pjesë e ekipit të parë të Bayernit prej edicionit 2009/10 dhe ka kontratë deri në vitin 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published.