SPORT

Muaji i futbollit

Topi i futbollit do të bëjë që Rusia për mbi një muaj të jetë qendër e botës. Do të jenë 32 përfaqësuese të futbollit nga mbarë bota që do të garojnë për trofeun më të madh e më të çmueshëm në botën e sportit.

Futbollistët më të mirë të kohës, yjtë e sportit, do të luajnë për të vendosur se kush do t’i gëzohet në fund momentit magjik që sjell ngritja lart e Kupës së Botës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Prej 14 qershorit e deri më 15 korrik, kur luhet finalja e madhe, futbolli pritet të jetë tema numër një në botë.

Do të flitet për ndeshjet e shumta, për lojtarët, për paraqitjet e tyre, për atmosferën e krijuar në stadiume. Edhe Botërori në Rusi, me gjithë ndonjë telash të shfaqur gjatë organizimit, pritet të ketë të veçantat e tij, atmosferën e veçantë.

Do të ketë fituesit e ata që dëshpërojnë, yjtë e rinj, e lojtarët që do të përfundojnë karrierën. Do të ketë yje në tribuna, tifozë e tifoze që do të marrin vëmendjen për ndonjë moment. Por si gjithë botërorët e deritashëm do të ketë edhe të papriturat e tij, befasitë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.