Hi Tech

MSI paralajmëron pllakën amë TRX40 Creator

AMD ka konfirmuar se po vjen procesori i gjeneratës së tretë i kompanisë, Threadripper, dhe madje duke filluar me modelin 24-bërthamësh i cili pritet në nëntor.

AMD deri më tani ende nuk i ka zbuluar pllakat e reja amë TR4, gjë që është e pazakontë sepse Threadripper i gjeneratës së tretë e mbështet PCIe 4.0.

Image

Megjithatë, në ndihmë vjen MSI. Kompania e zbuloi rastësisht në faqen e vet promovuese “Shout out for MSI” Creator TRX40 – pllakën e vet të parë amë për gjeneratën e ardhshme të procesorëve Threadripper, shkruan KOHA DItore. Nëse thashethemet më të reja janë të vërteta, pllaka TRX40 duhet t’u ofrojë përdoruesve Threadripper memorie katërkanalëshe, mbështetje për PCIe 4.0 dhe mbështetje për serinë e procesorëve AMD Ryzen Threadripper 3000.

Fansat e AMD mund të presin më shumë informacione rreth gjeneratës së ardhshme të procesorëve AMD Threadripper gjatë javëve të ardhshme.