LAJMET

MSH-ja po planifikon zbutjen e masave

Përderisa shumë shtete evropiane kanë filluar të aplikojnë masën e izolimit për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Kosova po e shqyrton mundësinë e heqjes apo lirimit të masave kundër Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, duke thënë se pas analizimit të situatës do të dalin me një qëndrim.

Zemaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se shumë shpejt do të jetë gati “Spitali për COVID-19” me 500 shtretër, në Prishtinë, duke shtuar që janë në kontakt me OBSH-në lidhur me sigurimin e vaksinës.

E gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 2 persona nga koronavirusi, 1 rast nga Spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID.

Gjatë së dielës, pozitivë me koronavirus janë konfirmuar edhe 61 raste, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve në mbi 15 mijë, nga mbi 62 mijë mostra të marra.

Edhe në 24 orët e fundit më së shumti raste pozitive u regjistruan në Prishtinë. Gjithsej 19. Pastaj në Vushtrri 8, Prizren 7, Fushë-Kosovë 5, Gjilan 4 e të tjera.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.880.

KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.