Mrekulli dhe dhimbje! 11 foshnja lindin të pa infektuara nga nënat me COVID-19, s’kanë marrë ende përqafimin e parë

Në një spital në Milano, që i është përkushtuar vetëm shtatzënave që janë të prekura nga koronavirusi, gjatë muajit të fundit kanë lindur 11 foshnja, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të pa infektuar me COVID-19.
Në një situatë tragjike ku humbja e jetëve kap shifra alarmante në Itali, ndodhin dhe mrekulli. Në një spital në Milano, që i është përkushtuar vetëm shtatzënave që janë të prekura nga koronavirusi, gjatë muajit të fundit kanë lindur 11 foshnja, në gjendje të mirë shëndetësore dhe të pa infektuar me COVID-19.
Përtej situatës emergjente në të gjithë Italinë, në këtë spital nuk shuhet shpresa, ku 11 foshnjat shihen si mrekullia e ndodhur në këto ditë të errëta që po kalon vendi.
add a comment