Kosova

MPJ: Sot s’do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në Gjakovë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, qytetarë e familjarë të personave të vrarë e të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, sot kanë protestuar në Gjakovë, për të kundërshtuar ardhjen e pelegrinëve serbë në kishën ortodokse në qytetin e tyre.

Por, këshilltari i Behgjet Pacollit, ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme , Jetlir Zyberaj, përmes një shkrimi të publikuar në faqen Facebook ka thënë se sot nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në Gjakovë, pasi që kjo nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës.

“Sot, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në Gjakovë, sepse një gjë e tillë s’është kërkuar nga institucionet e Kosovës. Nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për këtë dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar”, shkruan ai, transmeton Kosova.info.

Zyberaj ka thënë se bashkëndjejmë shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por garantojmë të gjithë që asnjë kriminel s’do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëve serbë, sepse vendi i tyre do të jetë në burg.

“Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç ‘njerëzore që nga Lufta e Dytë Botërore duhet të dalin para drejtësisë”, përfundon ai.

Postimi i plotë:

Jetlir Zyberaj:

Sot, nuk do të ketë kurrfarë pelegrinazhi në Gjakovë, sepse një gjë e tillë nuk është kërkuar nga institucionet e Kosovës. Nuk ka asnjë kerkesë zyrtare për këtë dhe rrjedhimisht nuk ka asgjë të planifikuar.
Bashkëndjejmë me shqetësimet e nënave dhe qytetarëve të Gjakovës, por i garantojmë të gjithë që asnjë kriminel nuk do të jetë asnjëherë pjesë e grupit të pelegrinëvë serbë sepse vendi i tyre do të jetë në burg.
Të gjithë kriminelët serbë që kanë kryer krimet më ç’njerëzore që nga lufta e dytë botërore duhet të dalin para drejtësisë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.