Kosova

MPJ përshëndet nënshkrimin e marrëveshjes në mes të Izraelit, EBA-s dhe Bahrejnit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës përshëndet nënshkrimin në Shtëpinë e Bardhë të marrëveshjes historike për normalizimin e marrëdhënieve diplomatike në mes të shteteve mike të Kosovës, Izraelit – Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj Stublla e vlerësoi marrëveshjen si shumë të rëndësishme për vendosjen e paqes së qëndrueshme dhe prosperitetit në Lindjen e Mesme, si dhe një sukses maratonik të radhës të arritur gjatë këtij muaji me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova mbetet partner i besueshëm dhe kredibil i ShBA-ve, me politikë të jashtme të mirëkoordinuar dhe do të përkrahë çdo akt që zgjeron diametrin e paqes dhe stabilitetit në botë”, tha Kryediplomatja Haradinaj Stublla. /Kosova.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483