Kosova

MPBAP, apel për parandalimin e Zjarrëvenies

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, apelojmë që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit.

 Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik (integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks, nga cili do qoftë vend apo pozitë në Republikën e Kosovës). 

Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:

 Njësinë  profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193,

 Policinë e Kosovës, në numër të telefonit   192,

 Ndihmën e shpejtë, në numër të telefonit   194

Të gjitha thirrjet janë pa pagesë