Kosova

MPB lëshon vulën apostile edhe për Komunën e Pejës

Ministria e Punëve të Brendshme gjegjësisht Agjencia e Regjistrimit Civil lëshoi vulën apostile edhe për Komunën  Pejës, shkruan Kosova.info.

Sipas një njoftimi zyrtar, me këtë rast do të organizohet edhe një ceremoni. Ajo do të mbahet sot, me datën 26.10.2020, nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Komunën e Pejës.

Në ceremoni do të jetë prezentë edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu./Kosova.info/