Kosova

MPB demanton lajmin me titull: “Kërcënohet zëvendësministri i Punëve të Brendshme

Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se ka pasaktësi shkrimi që është publikuar sot në portalin: “Sinjali”, me titull: Kërcënohet zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës”.

Ministria e Punëve të Brendshme, konfirmon se nuk është e vërtetë që është kërcënuar zëvendësministri Ildiray Bayram, siç përmendet me emër dhe i është publikuar fotografia në portalin në fjalë.

MPB mund të konfirmojë se zëvendësministri i MPB-së që është kërcënuar dhe ka hapur rast në polici, është z. Zafir Berisha/Kosova.info/