SPORT

Mourinhos s’po i ecën mbarë me Tottenhamin, vetëm barazim me Watfordin

Ka përfunduar ndeshja hapëse e kësaj jave në Premier Ligë mes Watfordit dhe Tottenhamit.

Skuadra e Jose Mourinhos nuk ka arritur të fitojë tre pikë, në një udhëtim i vështirë tek Watfordi, pasi ndeshja përfundoi pa gola 0:0.

Watfordi kishte rastin më të mirë për të shënuar fitoren në minutën e 78-të të ndeshjes me anë të penaltisë, por ishte Deeney ai i cili nuk arriti ta mposhtë gardianin e Tottenhamit nga pika e bardhë e penalltisë.

Tottenhami me këtë barazim renditet në pozitën e tetë me 30 pikë të grumbulluara ndërsa Watfordi mbetet në pozitën e 17-të.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.