SPORT

Mourinho: Ramos e goditi me qëllim Messin, por kishte nevojë ta ndezë El Clasicon

Jose Mourinho e ka akuzuar kapitenin e Real Madridit, Sergio Ramos, se e ka qëlluar me dashje Lionel Messin para mbylljes së pjesës së parë gjatë të shtunës në Santiago Bernabeu.

Barcelona ka shënuar fitoren e radhës në El Clasico, duke triumfuar në Bernabeu për të dytën herë brenda tri ditësh, ku fitorja e parë erdhi në Copa del Rey me rezultat 3-0, ndërsa në La Liga fituan falë golit të Ivan Rakiticin në minutën e 26-të.

Por, trajneri i njohur portugez Mourinho ndjeu se ndeshja nuk kishte intensitetin e zakonshëm të rivalitetit më të ashpër të futbollit evropian.

Një tjetër El Clasico, një tjetër fitore nga Barcelona: Katalunasit në rrugë të mirë për të mbrojtur titullin në La Liga

Megjithatë, edhe në këtë El Clasico pati tensione dhe fërkime sikurse ai i kapitenit Ramos me Messin, ku argjentinasi përfundoi i goditur nga spanjoll.

Momenti i fërkimit Ramos-Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Duke folur në cilësinë e tij si ekspertin për beIN Sports, ish-trajneri i Real Madridit, Mourinho ka thënë se Ramos e dinte saktësisht se çfarë po bënte.

“Mendoj se në pjesën e parë, të dy ekipet kur kishin topin, nuk e lënduan shumë kundërshtarin. Nuk kishte intensitet në veprimet mbrojtëse, pasi të gjithë luanin në një bllok të mesëm të ulët”, ka thënë fillimisht Mourinho.

“Nuk ishte temperatura e një derbi, të një El Clasico që mund të vendos titullin”.

Barcelona parakalon Real Madridin, bëhet ekipi me më shumë fitore në histori të El Clasicos

“Mendoj se veprimi i Sergio Ramosit ndoshta vjen nga një lojtar që e di se loja duhet të ndryshojë”.

“Ndoshta ai e bëri atë me qëllim të krijimit të një temperature ndryshe për pjesën e dytë, sepse loja deri atëherë ishte me të vërtetë e butë, sipas mendimit tim”, përfundoi portugezi.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483