Mourinho përplaset me gazetarët: Lëreni Romën të qetë, rruga është e gjatë dhe me kthesa

Roma menjëherë dëshiron ta harrojë humbjen e së dielës së kaluar kundër Veronës, duke rifilluar marshimin në Serie A nga ndeshja e nesërme, kundër Udinese. Jose Mourinhos foli në konferencën për shtyp për të prezantuar ndeshjen.

 A ju mungon diçka nga merkatoja?

Tregu i transferimeve është i mbyllur dhe ju tashmë po flisni për të, unë jo. Nuk e kuptoj pyetjen tuaj, as pjesën e parë ku doni të dini pse ekipi vuan në kushte të caktuara. Ne vinim nga 6 fitore radhazi dhe nuk fola për merkaton. Kemi humbur një ndeshje të luajtur keq dhe nuk kam asgjë për t’ju thënë. E analizuam ndeshjen me lojtarët e mi, duke parë të ardhmen dhe jo më ndeshjen kundër Hellas Verona, ku humbëm tri pikët”.

Si e rifilloni pas një nokauti të papritur?

Pse kaq pak e prisnin humbjen tonë pas gjashtë fitoresh? Më patë të festoja si i çmendur një fitore të veçantë, si ajo kundër Sassuolo, sepse ishte stoli im me numrin 1.000 dhe sepse fituam në minutën e 90-të. Pra, më patë të gëzuar vetëm për një minutë, gjithmonë kam qenë i ekuilibruar. E kam thënë gjithmonë se Roma e fillon 29 pikë prapa Interit dhe tani nuk do të më shihni pesimist pas një ndeshjeje të humbur. Ndoshta jam shumë i sinqertë, pas Veronës duhet të kisha thënë se gjyqtari bëri një gabim, duke paralajmëruar Veretout, ose se shiu ndikoi në ndeshje dhe se ndoshta një barazim do të kishte qenë i duhuri. Jam i trishtuar për humbjen, por ne duhet të qëndrojmë të ekuilibruar. E di shumë mirë pse kam ardhur këtu, për nivelin tim të përvojës, pjekurisë dhe ekuilibrit, që të mos kalojmë në eufori pas tri fitoreve, as të biem në depresion pas 2-3 humbjesh. Kemi shumë për të bërë. Ju përpiqeni të na vendosni në të njëjtin grup skuadrash me ata që përfunduan sezonin e kaluar me 25, 20 ose 15 pikë më shumë.

Roma'da futbolcular ve teknik ekip 4 aylık maaşlarından vazgeçti

Na lini të qetë, për mirë ose për keq. Për mirë, megjithatë, ne nuk jemi kandidatë për asgjë, jemi kandidatë vetëm për të fituar ndeshjen e radhës. A do të donit ta analizoni ndeshjen në Verona me mua? Nuk mundem, e hëna ishte ditë pushimi për lojtarët, por jo për mua dhe stafin tim. Ne punuam gjithë ditën për të analizuar ndeshjen e radhës. Duhet ta kthejmë trishtimin në motivim, jo ​​zhgënjim apo depresion. Ne kemi rrugën tonë e cila është një rrugë qetësie dhe ambiciesh.

A mund të ndikojë kjo eufori-depresion edhe te futbollistët?

Nuk mund t’i kontrolloj tifozët, as lojtarët madje kur janë larg syve të mi. Mund të përpiqem të ndikoj tek ata kur janë me mua. Më pëlqeu gjithçka pas fitoreve, e festuam fort fitoren në minutën e fundit kundër Sassuolo, sepse ishte diçka dramatike, por dhomat e zhveshjes ishin gjithmonë të balancuara. Natyrisht, ishim të trishtuar të dielën, por duam ta shpagojmë veten nesër. Ne duhet ta kthejmë trishtimin në motivim duke qëndruar me këmbë në tokë. Sezoni ynë nuk është një pistë, por një rrugë e përbërë nga kthesa. Prandaj duhet të vozisim me përqendrim, vizion dhe qetësi. Nuk është një autostradë, sepse nuk jemi një ekip super si Bayern Munich, PSG etj.

Go to TOP