SPORT

Mourinho i detyron zyrtarët e UEFA-s t’i rrisin golat në Shkup: Mendova se jam rritur, por portat ishin më të vogla

Një ngjarje jashtëzakonisht interesante ka ndodhur para ndeshjes Shkëndija – Tottenham Hotspur e zhvilluar në Shkup.

Dy skuadrat u përballën në kuadër të rrethit të tretë të Ligës së Evropës, ndeshje që u fitua nga skuadra angleze me rezultat 1-3

Por ajo që mori vëmendje të madhe para fillimit të ndeshjes ishin portat e vendosura, të cilat ishin pesë centimetra më të shkurtra.

Për këtë ka folur Jose Mourinho, i cili me shaka tha se mendoi fillimisht se është rritur, por e kuptoi se portat ishin më të vogla.

“Kujtova se isha rritur, por kuptova se portat ishin 5 centimetra më të shkurtra”, shkruan Mourinho.

Portugezi ka zbuluar se ishin dy portierët Joe Hart dhe Hugo Lloris këmbëngulnin se portat ishin më të vogla, derisa ai shkoi dhe vet i pa nga afër.

“Para ndeshjes u krijua një situatë qesharake, pasi portierët e mi këmbëngulnin se portat ishin më të shkurtra. Ata kalojnë orë të tëra në portë dhe e kuptojnë këtë gjë”.

“Shkova vetë dhe i kontrollova dhe e pashë që ishin më të shkurtra. Unë nuk jam portier, por e njoh futbollin që kur isha fëmijë dhe kur zgjat krahët te porta e di distancën e portës”.

“Lajmëruam delegatin e UEFA-s dhe më pas portat u zëvendësuan me përmasat reale”, tha Mourinho. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.