SPORT

Mourinho e fajëson Topin për dështimin e Tottenhamit

Jose Mourinho ka thënë se topi i përdorur në ndeshjen e skuadrës së tij Tottenham kundër Middlesbrough në FA Cup ishte shumë i lehtë dhe si një top i lojës në plazh, megjithëse këmbënguli se kjo nuk ishte arsyeje përse skuadra e tij dështoi të fitojë.

Tottenhamit iu desh një gol i vonshëm i barazimit nga Lucas Moura për ta siguruar përsëritjen e ndeshjes së rrethit të tretë, pasi Ashley Fletcher e kishte kaluar në epërsi skuadrën nga Championship pesë minuta brenda pjesës së dytë, transmeton Gazeta Express.

Duke folur pas ndeshjes, Mourinho pati një ankesë të pazakontë, duke pretenduar se topi i përdorur në FA Cup dallon shumë me topin që përdoret në Premierligë, gjë që ndikoi në aftësitë e lojtarëve të tij për ta mbajtur topin në zotërim.

“Mendoj se topi është top plazhi. Është tepër i lehtë. Mendoj se nuk u ndihmon lojtarëve aspak. Ama ky nuk është arsyetim”, tha Mourinho për BT Sport.

Trajneri portugez pretendon se goli i Middlesbrough u shënua nga një pozitë jashtë loje dhe beson se sikur të kishte VAR në stadium, ai do të anulohej.

“Goli i Middlesbrough ishte nga pozita jashtë loje. VAR-i do ta anulonte për pozitë jashtë loje”, shtoi ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.