ROZË

Motrat Kabashi së shpejti vijnë me këngë të re

Dy emra të njohur të skenës muzikore, Ana dhe Arta Kabashi po sjellin një këngë të re.

“Papa” mban titullin projekti i dyshes, xhirimet e të cilit tashmë kanë filluar.

Kjo u bë e ditur nga storiet e dy motrave në Instagram, ku të dy këngëtaret shfaqen shumë në formë.

Arta Kabashi dhe Ana Kabashi (Foto: Instagram/annakabashi)

“Ruse kundër Latines jo por Shqiptare”, ka shkruar Ana krahas imazhit kur shfaqet me motrën e saj.

Bukuroshet tona shquhen për format e tyre trupore, madje komentohen më shumë se për muzikën që bëjnë.

Ndër të tjera, projekti i fundit i publikuar nga Ana i titulluar “Ana Kabashi” u prit mjaft mirë nga publiku.