Kosova

Motin nesër?

Dy ditëve në vijim do të mbajë mot i butë kryesisht me vranësira.

Të martën herët në mëngjes ekzistojnë mundësi për riga lokale shiu.

Edhe ditën e enjte parashihet të mbajë mot kryesisht me vransira, vende-vende me riga shiu. Temperaturat gradualisht në rënie. Nga e premta priten kthjellime, derisa temperaturat minimale do të pësojnë rënie më të theksuar, edhei nën 0C ditëve të fundjavës.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të luhatet në mes të vlerave mesatare dhe të pashëndetshme, ditën e mërkurë me vlera më të rritura.

Datat:

3.11.2020 – Kryesisht vranët dhe butë.  Herët në mëngjes mundësi për riga lokale shiu.  Temperaturat në vise të ulëta 10C deri 19C, e në vise malore 8C deri 15C.  Era do të fryj e lehtë  nga verilindja 1-3m/s. Indeksi UV: 2. 4.11.2020 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës.  Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë.  Temperaturat në vise të ulëta 9C deri 18C, e në vise malore 7C deri 14C.  Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-7m/s. Indeksi UV: 2.