Kosova

Moti sot në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Këto masa me origjinë nga jugperëndimi, krahas rritjes së fushave barike ndikimin e tyre do ta kenë edhe në rritjen e fushave termike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s.