Kosova

Moti sot dhe për ditët në vijim

Sot mot më i freskët, kryesisht me vransira, mundësi për riga lokale shiu. Nga e diela sërish rikthehet moti i nxehtë.

15.08 – Më freskët, kryesisht me vransira. Vende-vende mundësi për riga lokale shiu. Në mbrëmje priten kthjellime.
16.08 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.
17.08-18.08 – Në fundjavë mot kryesisht me diell. Të dielën mot më i nxehtë.
19.08 – Nxehtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, e nga fundjava sërish pritet të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 12C deri në 15C, e maksimalet nesër do të zbresin deri në 24C, e nga fundjava sërish do të shënojnë rritje në 31C, e të hënën edhe deri në 33C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 1-5m/s.
Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale.