Kombëtare

Moti në Shqipëri

Moti i vranët do të mbizotërojë për ditën e martë në Shqipëri, intervale të shkurtra kthjellimesh kryesisht në jug të vendit.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të cilat do të përfshijnë të gjithë vendin që në orët e para të 24 orëshit me intensitet deri mesatar. Prej orëve të mesditës në jug dhe në qendër reshjet do të jenë me intensitet të ulët, në veri reshjet mbeten me intensitet deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-8 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton shpejtësi deri në 15 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 11/19 re shi

Kukës 9/15 re shi

Lezhë 9/20 re shi

Dibër 8/12 re shi

Durrës 11/18 re shi

Tiranë 13/21 re shi

Elbasan 11/21 re shi

Berat 7/20 re shi

Vlorë 11/20 re shi

Korçë 7/14 re shi

Gjirokastër 5/21 re shi

Sarandë 11/20 re shi

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.