Kosova

Moti në Kosovë

Në vendin tonë sot do të mbajë mot i ndryshueshëm. Gjatë ditës, në disa vende moti do të jetë me diell dhe vranësira, por në disa vende parashihet të ketë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, kryesisht në orët e mesditës. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.

Ditën e enjte (nesër) pritet të ketë intervale më të gjata me diell, megjithëse orëve të pasdites mbetet mundësi për rrebeshe të shkurta shiu përgjatë viseve malore.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.