Kosova

Moti në Kosovë

Në parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërmen Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Vranësirat ditën e shtunë parashihen të shoqërohen me riga të izoluara shiu, kurse dita e premte parashihet të jetë kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikut, prandaj kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 10-17 të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.