Kosova

Moti në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot.

Sipas IHMK-së, nga dita e martë dhe tutje, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngritje të temperaturave.

“Kjo situatë e mirë e motit do të na shoqëroj gjatë gjithë javës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Indeksi UV nga dita e martë do të jetë i lartë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.