Moti gjatë javës në Kosovë me reshje bore dhe temperatura të ulëta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka informuar se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Sipas parashikimeve, temperaturat do të pësojnë ulje. “Gjatë natës vonë parashihen reshje bore”, ka bërë të ditur IHMK.

Sipas parashikimeve, të martën do të të mbajë i vranët dhe me reshje të dobëta bore. Temperaturat do të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Të mërkurë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu e bore. Temperaturat do të mbesin të ulëta tipike dimërore.

Ndërsa, ditën e enjte parashihet të mbajë mot kryesisht stabil, me pak vranësira dhe intervale me diell. “Vranësirat më të fokusuar parashihen për rreth relievit malor. Në vlerat e temperaturave maksiamle parashihen rritje të lehta”, ka bërë të ditur IHMK.

Ndërkaq, të premten do të mbajë kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje.

“Gjatë kësaj periudhe kohore do të ketë erëra mesatare deri të forta kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, është bërë e ditur nga IHMK.

Go to TOP