Kosova

Mot me diell dhe vranësira për dy ditët e ardshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka bërë të ditur se në dy ditët e ardhshme do të jetë relativisht i qetë – shkruan Kosova.info

“Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit, duke kushtëzuar mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira të cilat ditën e premte vende-vende parashihen të sjellin riga shiu” – thuhet ndër të tjera për sa i përket parashikimit.

Po ashtu thuhet se:

“Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius. Në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull e cila do të jetë e paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.”/Kosova.info/